sabato 9 aprile 2011

IL BUSSO DELLA NOSTALGIA

Di Leonard Seiti Tradotto da Donika Jahaj


Stasera -ha detto-non t'aspetto fin' a tardi,
Aspettare è come morire, sono stanca.
Verro -ho detto-e metterò nella tua finestra,
Un mazzo di fiori , coperto da rugiada.

Stasera- ha detto- se vieni non bussare,
Perché la porta la lascerò per Te aperta,
Con seno nudo, andrò a letto a sognare,
Con petali di rose, sarò nel sogno coperta.

Stasera se vengo, non mi conoscerai,
Sulle spalle avrò il cielo come pienezza,
Avrò i occhi della nostalgia celeste ,
E il colore del vento che ti accarezza.


TI PREGO

Di Ndue Lazri tradotto da Donika Jahaj


Ti prego,
Non girare le spalle mentre t'allontani
anche se sapevamo, fa molto male,
sempre ti ho visto mentre venivi
e non ti posso vedere andare.

domenica 13 febbraio 2011

Momento

Di Sokrat Habilaj, Tradotto da Donika Jahaj


Pulirò il cielo dal nubi rimaste lassù
con sguardo intenso , che diventi più blu.

Sul fiori e fogli metterò rugiada,
lacrime felice butterò se non basta.

Quando tutto sarà pronto, dirò con timidezza
"Amore, ora tocca a te , vieni, cosa aspetti?

sabato 12 febbraio 2011

Mi mancherai

Di Sokrat Habilaj,Tradotto da Donika Jahaj

Mi mancherai in questi giorni caldi
un' farfalla triste mi ferma nel cuore
mentre vai via semplicemente dici
“se ti mancherò, annaffi i fiori”

Mi mancherai il giorno e la notte
e forse lontano sola non ti senti
ma quando torni, ti prego, non ridere
dal umidità.... troverai i fiori morti.


venerdì 11 febbraio 2011

T'avevo detto...

Di Sokrat Habili , tradotto da Donika Jahaj

T'avevo detto lacrima dolente
è un anima ferita che muore lentamente.
T'avevo detto
 che lacrima è un funerale
e quando lacrima va,
 la tristezza non vuole andare
T'avevo detto che quando vedrai le lacrima amare,
ferma, inchina la testa,
stai in silenzio se non poi lacrimare.
T'avevo detto ....
Ma tutto e stato inutile...

Un giorno dopo

Di Sokrat Habilaj, tradotto da Donika Jahaj


Mattinata fredda con un' celo nero
strade strappate , piena di tristezza
la note ha buttato pioggia su di loro
per pulire il sangue, o forse coincidenza.

Camino da solo senza direzione
viso da cadavere, anima altrove
voglio far sparire la mia parte rimasta
la porto dove sono partita, ma non so dove

Solo un pullman parte dal centro
non vuol passare sul strade con sangue
passeggeri stano in silenzio
chiacchieroni nati sembrano salme.

Dove vengo e vado nessuno me lo chiede
non chiedano i biglietti, non ce biglietteria
verso la periferia questo pullman prende
si sa.....i cimiteri sono in periferia.  

giovedì 30 settembre 2010

ENIGMA E APARKEAS - MOSAIKU I FAMSHEM I MESAPLIKUT

Ketu eshte shkruar si eshte botur ne Gazeten Republika te dates 6.10.2011 dhe ne Gazeten Shqip te dates 13.10.2010 e respektivisht ne Ballkan web, dhe Gazeta Shqip.com


Mozaiku i Mesaplikut është tashmë një pasuri e veçantë kombëtare e gjithëvlerëshme. Është më shumë sesa një objekt arkeologjik, më shumë sesa një libër i lashtë. Ndoshta është një është një çelës i madh i Shqipes.
Ne, autorët e këtij shkrimi, pjestarë të një familjeje, patëm fatin t’i gëzoheshim të parët fqinjësisë së shtëpisë në fshatin tonë të lindjes, me “shtëpinë” e madhe të Mozaikut të Madh. Patëm kënaqësinë t’a ledhatonim të parët, të përpiqeshim të “bisedonim” me figurat e shkrimet e tij dhe t’a përcillnim me dashuri për në Muzeun tonë Kombëtar në Tiranë, ku “bisedon” tashmë me të gjithë Shqiptarët.
E ndërsa dihet që arkeologu ynë i njohur, zoti Damian Komata, na dha një çelës për të hapur “kutinë e bisedimit” me Mozaikun e Madh, një emër tjetër i rrënjëve Shqiptare, arbëreshi i shquar doktor Inxhinier Domenico Nociti na dha një tjetër kënaqësi me shkrimin: “Il mosaico magico della basilica paleocristiana illiro - albanese di “Mesapliku” (nocitidringdomenico.blogspot.com).
Doktor Inxhinier Domenico Nociti, duke marrë në analizë mozaikun e famshëm të gjetur në Mesaplik, e lexon shkrimin e gjetur në mozaik në dy mënyra:
Mbasi e lexon K dhe Ç si Q, ai nxjerr përfundimin se bëhet fjalë për dy shprehje të mundëeshme: horizontalisht: “A PAK KE 'AQ” dhe vertikalisht: “AP KA 'A KEQ”.
Duke i shkruar këto fjali me shkronja latine, dmth, duke vënë shkronjën latine H përpara shkronjës A, të veçuar për të dy fjalitë, lexon dy shprehje të mundëshme: HA PAK, KE AQ (të cilës i përmbahen edhe të tjerë, si prof. Agron Llalla), dhe vertikalisht: HAP KA, HA KEQ.
Doktor Inxhinier Domeniko Nociti  i interpreton këto shprehje me shqipen e vjetër të fshatit të tij Spezzano Albanese të Calabrisë, duke dhënë përfundimin se shkrimi në këtë mozaik është në gjuhën shqip:
Sipas mënyrës së parë, AP KA, HA KEQ, ai ia përshtat mënyrës së therjes së kaut, që hapet nga gjoksi në bark dhe për këtë duhet forcë. Në këtë rast, i thuhet “hapu ka”, që nënkupton që ka mish shumë, që mund të ushqehesh mirë me kaun.

Ndërsa sipas mënyrës së dytë, HA PAK, KE AQ, ai ia përshtat shprehjes: KE SHUME, HA PAK, me argumentin që Mesapliku është fshat i varfër, jo bujqësor, që nuk ka peshk apo prodhime frutash (këta elementë janë përbërës të mozaikut), dmth, ha pak nga këto prodhime. Ndërsa shprehja HAP KA, sipas tij, i thuhet kaut kur e qëllon me diçka për të vajtur në kullotë. Duke lidhur fjalën e parë dhe të fundit të shprehjes HA PAK, KE AQ i jep përshtatjen HA SHUME, në kuptimin e sasisë së madhe të mishit që jep kau, duke qenë se Mesapliku është vend blegtoral. Kështu, nxjerr përfundimin që ky shkrim duhet të lexohet sipas gjuhës shqipe të fshatit të tij Spezzano, duke ndërruar vendet në këtë formë: KE SHUME, HA PAK dhe HAP KA, HA SHUME, të cilat, në mënyrë të përmbledhur, i interpreton: “Ke shumë” - janë prodhimet ushqimore që duken në mozaik, si peshku, dardhët, por, “ha pak” nga këto prodhime, sepse Mesapliku nuk është vend bujqësor apo për peshkim; duke iu përkushtuar blegtorisë “hapu ka” e shpjegon siç mund të thuhet “there kaun”, kështuqë “ha shumë”, gjë që e favorizon fakti se Mesapliku është vend blegtoral.
Figura në mozaik, sipas tij, tregon një djalë të ri, të shëndetshëm, blegtor, kryesisht lopësh.
Mbi bazën e këtyre leximeve të Doktor Inxhinier Nocitit, ne, që jemi ngjizur e rritur në shtratin e gjuhës ku u gjet Mozaiku i Madh, të nisur nga ndjesitë që na jep trashëgimia e gjuhës së fshatit tonë të lindjes, por edhe analiza që na mundëson kultura dhe formimi ynë, do të donim t’a bashkëplotësojmë e t’a përkthejmë në gjuhën tonë të Mesaplikut.
Duke u bazuar në mënyrën me të cilën Dott.ing.Domenico Nociti ka lexuar këtë shkrim; duke marrë parasysh që shkronja Q shqiptohet K (Qisha-Kisha, Hiqmet-Hikmet); që shkronja Ç shqiptohet Q (keç-keq); familjen midis K dhe Q (biçak-biçeqe); që shqiptimi i këtyre shkronjave varet nga vendi që ku përdoren, pas analizave tona, del se dy shprehjet, në gjuhën e Mesaplikut, janë mënyra figurative të orgjinës vendase, të sjella deri më sot në fjalorin e bashkëfshatarëve tanë.
Duke respektuar meritat e të gjithë atyre që kanë kontribuar për t’i dhënë kuptim enigmës së shkrimit në mozaik, do të donim të argumentonim se është plotësisht e mundëshme që shkrimi të spjegohet me filozofinë e shprehjes së gjuhës së folur në Mesaplik. Fakti që bazilika është ndërtuar në Mesaplik, na jep më shumë “lishencë gjuhësore”, së paku për t’a pranuar këtë debat.
Popullsia e Mesaplikut, një emër më gjithëpërfshirës sesa bërthama e fshatit, Shalës, ka kapacitet natyral në mënyrën e të shprehurit gjuhësor, që e bën atë jo vetëm të këndëshme, por edhe shumë të pasur. Siç është e njohur, në gjuhën e përditëshme është e natyrshme përdorimi i figurave letrare të të folurit, të cilat zor se fjalorët, sado të mirë, mund t’i përkthejnë. Këto figura, ngjyrimet dhe filozofia e tyre, ruhen me fanatizëm nga brezat.
Në gjuhën dialektore të Mesaplikut, shqiptimi i moçëm i shkronjave është, psh, “qisha” për “kisha”, “Qiço” për “Kiço”, “Çimi” për “Qimi” (edhe pse është shkurtim i Shkëlqimi), etj. Kështuqë, duke i lexuar në të njëjtën linjë siç i ka lexuar edhe dott.ing Domenico Nociti: HA PAK, KE AQ, në gjuhën vendase të Mesaplikut, kjo shprehje mund të përkthehet: “HA PAK, KE PLOT”, një transformim i proverbit popullor: “HA PAK, TË BLESH BIÇAK”, në kuptimin: kursé që të kesh mundësi të blesh gjëra të tjera.
Shprehja vertikale e lexuar gjithnjë sipas dott.ing.Domenico Nociti: HAP KA, HA KEQ, në gjuhën e Mesaplikut është shprehje popullore, e cila përdoret që përdoret kur “i thuhet” kaut që është vënë parmendë dhe nuk tërheq përpara, dmth, nuk e lëron mirë tokën. Shprehje të tjera dialektale të të njëjtit kuptim janë: “HAP KA, HEQ SHTREMBËR”, “HAP KA, PRET KEQ”. “HAP KA” “i flitet” kaut, me qëllim që të eci përpara, si për rastin kur duhet t’a dërgosh për në kullotë, edhe kur është në parmendë dhe nuk tërheq mirë. Nga kjo ka ardhur dhe përdorimi i shprehjes: “HA KEQ” edhe kur makina nuk ka konvergjencë dhe nuk e mban rrugën drejt.
Në shumë shprehje popullore të gjuhës sonë të Mesaplikut përdoret krahasimi midis kaut dhe njeriut. Kështu, p.sh: ha si ka, punon si ka, i fortë si ka, fle në këmbë si qetë, etj. Për popuulsinë e këtyre anëve, duket kafshët shtëpiake, kau ndërmjet tyre, kanë qenë element jetësor. Interesante është, të sjellim për ilustrim, shprehjen: “E shikoj si i varfëri kaun”, për diçka për të cilën merakosemi apo duhet të merakosemi jashtë mase.
Sikurse është e natyrshme, parmenda hiqet nga qetë, por drejtohet nga njeriu. Gjithsesi, kau në parmendë është një element i tërë procesit, dmth, është edhe kau që drejton. Është për këtë arsye përdorimi i krahasimit në shprehjet “fshatçe”, për të treguar paaftësinë e njeriut për të punuar: “Ky është një ka që ha keq”, ose “Është ka që pret shtrembër”. Për më tepër në raste fyese përdoret shprehja: “Hapu ka këtej, ha keq”. Në këto këndshikime, shprehja HAP KA, HA KEQ i drejtohet njeriut për t’i kujtuar se nuk është thjeshtë një ka, për më tepër që edhe kau bën më shumë në krahasim me një njeri që “nuk është për gjë”: NJERI, NGREU E PUNO TOKËN.
Përfundim: duke lidhur të dy fjalitë HA PAK, KE AQ dhe HAP KA, HA KEQ, duke u dhënë atyre kuptimin figurativ që kanë në gjuhën e Mesaplikut, rezultojnë dy shprehje popullore dialektore dhe të lexuara si fjalëkryq del, mendojmë, kuptimi, vlera dhe leximi për shprehjen e “amaneteve” jetësore e të vyera të popullit: NJERI, NGREU E PUNO TOKËN DHE KURSE TË MIRAT QË TË KA DHËNË NATYRA.
Të mirat e natyrës janë peshku, dardhët, zogjtë, gruri, etj, të cilat, sipas dott.ing. Domenico Nociti, janë prezantuar nga byreku ose kulaçi, elementë që janë në këtë mozaik. Sipas arkeologut Damian Komata, në të gjithë mozaikun prezantohet natyra. E vërteta është që natyra e Mesaplikut nuk ka shumë peshk, edhe pse peshkohej në lumë e në puset e krijuara nga lumi, të cilat të folmen krahinore thirren “ngjill”. Por edhe pse janë tkurrur në kohët moderne, lumenjtë kanë qenë të mëdhenj dhe të gjerë, gjq që duket nga shtrati dhe lartësia e urave. Me ndryshimin e klimës, ata janë shndërruar në përrenj. Fshati shquhet për dardhët e shumta, të shpërndara, madje edhe në forma të egra.

Ç’përfaqëson figura e burrit që është në mozaik? Shumë autorë të ndryshëm që kanë shkruar mbi mozaikun kanë dhënë mendime të ndryshme mbi këtë figurë.

Duke besuar dhe se shprehja që del nga goja e këtij burri është ajo që që thamë më lartë, besohet njëherësh se ai është oratori që flet në emër të bashkëfshatarëve të tjerë, që ve në gojën e tij madhështinë e fjalëve të popullit, në një farë kuptimi, do thonim, kryetari i komunës i kohës së sotme.
Nuk është murg, sipas ndonjërit, sepse murgu nuk flet dhe nga kjo ka mbetur shprehja: nxin si murg, që i thuhet një njeriu që nuk komunikon me të tjerët.
Nuk është person që ka të bëjë me kalendarin e erërave, teori kjo e dhënë, se në zonën tonë çobanët e ndjekin drejtimin e erës në gusht me cigare të ndezur, duke parë drejtimin e tymit të cigares, ndryshe nuk do mbetej shprehja: fjalët i merr era.
Nuk është perëndi apo hyjni, apo zot me emër të deformuar. Po të ishte kështu, do ishte sjellë në memorien e të folurit të popullit ky eveniment historik, siç është sjellë p.sh koha e rrënimit të kishave. Në dialektin e Mesaplikut për të vënë në pah mbajtjen keq të një shtëpie thuhet: “Ka rënë si qisha”, ose “Është bërë si qishë”, ose “Mbeç shkretë si qishat”. Kjo tregon një epokë të kaluar, të humbur, koha kur populli nuk frekuentonte më kishat në këtë zonë, çast historik që përkon me ardhjen e Turqisë ose më përpara. Duke qenë një zonë me tradita dhe që i ruan me fanatizëm folklorin, traditat, të folurën dialektore, patjetër që do të kishte ardhur në gjuhën e sotme diçka e ngjashme, qoftë dhe si legjendë që mund të fliste për këtë event historik.
Linjat e fytyrës së këtij burri: balli i lartë, mollëzat e theksuara, shikimi i fortë, etj, janë forma tipike të burrave të kësaj zone. Këtë e përforcojnë edhe veshjet: kapelja është qeleshja, kurse kordelet e lidhura janë pjesë e shamisë që shumë burra i lidhnin poshtë qeleshes për të thithur djersën.

Pyetja tjetër është: Pse ky shkrim, i cili nuk ka të bëjë me fenë, është vendosur në kishë?

Nga këndshikimi gjeografik, fshati Shalës i Mesaplikut, është i izoluar nga fshatrat e tjerë nga dy lumenj malorë. Nëse do të kërkonim më thellë në latinishten, emri i tij vjen nga “Mesapia,” që, e shkruar në latine, duke shtuar H para A, del “Mes-hapja” (me ndarjen e fjalës, në fjalën e dytë kur theksi bie në fillim, tek foljet “i” kthehet ne “j”), që do të thotë: vend i hapur në mes të dy lumenjve, që është i njëjti kuptim me emrin tjetër të tij Shalës (forma e shalës), emër i vënë për pozicionin e tij midis dy lumenjve. Ka të njëjtin emër me Messapia, (që do të thotë vend në mes dy detesh) në Puglia të Italisë, i banuar nga ilirët dhe grekët grekët. Messapia flet gjuhën mesaplike (mesapico), që ka afrimitet me gjuhët ilire, por me alfabet derivat të greqishtes së vjetër.
Kjo mënyrë të lexuari të emrit Mesaplik: Mesap (për sa “liku” është prapashtesë) duke e shkruar në shkronja latine, duke shtuar shkronjën latine “H” përpara dhe që del “Mes-hapja”, vërteton versionin e të lexuarit vertikalisht të shkrimit në mozaik nga dott.ing.Domenico Nociti. Fjala “AP” është, në të dy rastet, dhe e shkruar me shkronja latine e duke shtuar shkronjën latine H, merr kuptimin HAP.
Mesapliku është i vetmi fshat që nuk ka një qendër të vjetër (fshat i vjetër). Banorët e këtij fshati kanë qenë të shpërndarë në mal me bagëti, shtëpitë kanë qenë shumë larg nga njëra-tjetra dhe të izoluar nga fshatrat e tjerë për shkak të dy lumenjve malorë dhe shpesh të rrezikshëm. Pikërisht këto kushte kanë lindur nevojën e krijimit të një shoqërie, të një pikë takimi. Këtu është nisur ideja të ngrihet kjo kishë, për të bashkuar familjet e shpërndara. Siç thotë edhe arkeologu Damian Komata, ndoshta kjo kishë, bashkë me Kalanë e Cerjes përbëjnë qendrën e fshatrave përreth. Vendi ku është gjetur Kisha është udhëkryq i të gjitha rrugëve. Nuk mund të flasim për një informacion të mirëfilltë fetar. Për këtë nisemi nga fakti i vendvendosjes ku është ngritur kisha (shumë larg nga qyteti, ku mendohet se ka më shumë mundësi të hyrjes së informacioneve të të gjitha tipeve), tipit të thjeshtë të saj (Damian Komata, artikull, link nocitidringdomenico.blogspot.com) dhe zonës ku është gjetur mozaiku, e cila nuk është, sikurse thamë më lartë, e influencuar nga fetë.
Mund të themi se edhe sot kur fetë në Shqipëri kanë rigjetur vetveten, në këtë zonë nuk ka zhvillim institucionesh fetare dhe jo shumë praktikantë feje. Turqia nuk ka lënë gjurmë të forta në këtë zonë për sa i përket fesë, në krahasim me zonat e tjera. Në fshatin dhe zonën tonë, njerëzit besonin tek dielli, si forcë natyrore, lartë njerëzve. Ndoshta është unike që, në këtë krahinë, ruhen ende praktka faljesh duke u drejtuar nga lindja e diellit: “O diell që vete lodhur, na mburofsh!”, apo betimi: “Për atë diell që vete lodhur”. Kjo ishte lidhja e tyre me fenë, apo ideja e tyre mbi fenë. Sikurse është e njohur, këto lutje apo falje janë të epokës së paganizmit.
Vendi që zgjidhnin për t’u falur ishte gjithnjë një majë kodre që rrihet nga rrezet e diellit dheqë akoma sot quhen “vende të mira”, ku si altar ka shërbyer një gur i madh. Madje ende sot, mbi varrin e të sapovdekurit vihet një gur. Të gjitha këto rite të çojnë të mendosh që këta njerëz kanë ruajtur në memorje periudhën para krishtërimit, kulturë kjo që gjendet edhe në popuj të tjerë që nuk janë integruar në asnjë lloj feje tjetër.
Vendi ku është gjetur kisha quhet edhe sot Bregu i Kishës, e shprehur në formën dialektore “Bregu i Qishës”. Në mozaik, duket se figura është drejtuar me fytyrë nga lindja e diellit, që do të thotë se ka një lidhje midis riteve të të parëve tanë dhe mënyrës së ndërtimit të kësaj kishe dhe të mozaikut të saj.
Kisha është objekt i kultit të krishterimit, por e vërteta është që këta njerëz kanë përshtatur një mënyrë, rite e objekte kulti të ndryshme, kanë ndërtuar sipas mënyrës së tyre dhe e kanë interpretuar sipas mënyrës së tyre. Këta njerëz nuk njihnin filozofi tjetër, përveç filozofisë së tyre popullore, nuk kanë adoptuar tjetër mënyrë përveç filozofisë së jetës së tyre. Në fund të fundit edhe Bibla apo Kurani janë filozofi të jetës. Ajo që e dallon këtë fe specifike është lidhja e riteve të saj me natyrën. Duke qenë që ishin malësorë, këta njerëz nuk njihnin tjetër përveç gjuhës së tyre popullore, e vetmja filozofi që njihnin ishte filozofia e popullit, ishte shoqëri që nuk kishte tradita të shkruara, nuk mund të kishte shumë përvojë në fushën e fesë. E vetmja fe e tyre, ishte filozofia popullore e të jetuarit me nder, me dinjitet, edhe pse me pak. Dinjitozë e krenarë në varfërinë e tyre, këta njerz me kurajo, dinë të jenë të lumtur me pak, me një inteligjencë natyrale, me një ndershmëri të rrallë që është ligj i pashkruar, punëtorë të mëdhenj, njerëz me humor, që nuk njohin depresionin e shoqërisë moderne dhe që kanë rrojtur, historikisht, në një vend të varfër, jo rrallë të lënë në harresë. .

Për të gjitha sa më sipër ENIGMA E APARKEAS qëndron në filozofinë: “NJERI, NGREU, PUNO TOKËN DHE KURSE TË MIRAT QË TË KA DHËNË NATYRA”

.Falënderojmë dott. ing. Domenico Nociti që na shtyu me blogun e tij t’u bëjmë homazh këtyre njerëzve të mirë dhe të ndihemi krenarë që jemi pjesë autentike e një shoqërie që ka mbetur autentike.

Idajet Jahaj
Bashkëpunoi: Donika Jahaj